Pas ndarjes nga jeta të ish-ministres së Bujqësisë, Themie Thomai ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe.
Përmes një shënimi në facebook, Braçe shkruan se Thomai gëzon respektin e një zone të tërë siç është Myzeqeja, sepse sipas tij “Kurre ne kaq vite jete e pune, nuk kam hasur ne ate zone vleresim per punen dhe njeriun, drejtuesen e ministren sic per Themie Thomain”.
Reagimi i plote
THEMIE THOMAI ISHTE NGA #DIVJAKA!
Lindi ne Goricaj te njesise Gradishte, bashkia Divjake ne vitin e larget 1945,
ne nje familje autoktone te Myzeqese;
Jeta e saj u lidh me zonen, Myzeqene,
punen, bujqesine, blektorine aty;
Nje nga vajzat e reja te jashtezakonshme;
25 vjec drejtoi nje prej ekonomive me te medha bujqesore e blegtorale ne vend, KEMISHTAJN;
30 vjec u emerua ministre e Bujqesise duke marre pergjegjesine e drejtimit te sektorit me kyc te vendit ne prodhim dhe eksport!
Kurre ne kaq vite jete e pune,
nuk kam hasur ne ate zone vleresim per punen dhe njeriun, drejtuesen e ministren sic per Themie Thomain;
Nga njerez te thjeshte, njerez te zakonshem e punetore te jashtezakonshem!
Themie Thomai ishte ndryshe;
E ditur, e zonja, e drejte, e thjeshte, punetore, njeri ne fund te fundit!
E nderuar zonje;
Ti po shkon me respektin e nje zone te tere!
Nje duartrokitje per punen e sherbimin tend per njerezit e zones sone!