U takua me Lulzim Bashën, ambasadorja Yuri Kim zbardh detaje nga takimi

Shqipëria

U takua me Lulzim Bashën, ambasadorja Yuri Kim zbardh detaje nga takimi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 23:14
Lulzim Basha dhe Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë detaje nga takimi me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim sqaron se në takim është diskutuar për rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Teksa ka bërë thirrje se të gjitha partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër, Kim thotë se SHBA do të bëjnë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në  Shqipëri.

“Sonte diskutuan rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në  Shqipëri”- shkruan ambasadorja Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat