Vrau pronarin e stallës pas sherrit për pagesën e qirasë, sot masa e sigurisë për Vangjel Polovinën

Shqipëria

Vrau pronarin e stallës pas sherrit për pagesën e qirasë, sot masa e sigurisë për Vangjel Polovinën

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Vangjel Polovina

Gjykata e Beratit pritet të japë sot masën e sigurisë për Vangjel Polovinën, autori i vrasjes së 37 vjeçarit Ajet Guneli i njohur edhe me mbiemrin Dajlani në Kuçovë për shkak të një debati për qiranë e një stalle derrash.

Për policinë më herët ai ka dhënë variantin e tij të rrjedhës së konfliktit që përfundoi me breshëri kallashnikovi.

Ai pranon një pjesë të qirasë së prapambetur ia kishte likujduar me mish 37 vjeçarit.

Ndërsa një ditë para se të vriste qiradhënësin, thotë se ishte ai që e kishte kërcënuar me jetë.

Ditën e krimit, Vangjel Polovina  thotë se shkoi të takonte 37 vjeçarin Guneli me automatikun në makinë.

Por 44 vjeçari pretendon se Ajet Guneli nisi ta ofendonte dhe tentoi ta sulmojë me karrike në lokalin e fshatit Goraj.

Sipas ekspertizës, në vendngjarje u gjetën 27 gëzhoja, ndërsa Ajet Guneli ka marrë 20 plumba në trup të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat