“Përgjegjësit ti thërrasin trurit!” Banorët e Shkozës në protestë për rrugën

Shqipëria

“Përgjegjësit ti thërrasin trurit!” Banorët e Shkozës në protestë për rrugën

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Banorët e Shkozës protestuan sërish sot kundër rrugës së re e cila ka hequr hyrje-daljen në aksin automobilistik duke u vështirësuar mundësinë e lëvizjes.

Zbatimi i projektit të zgjerimit të rrugës në zonën e Shkozës në Tiranë, po realizohet pa i dhënë zgjidhje lëvizjes së banorëve. Pas shembjes së banesave, është bllokuar dhe aksi dytësor, duke i detyruar familjet të udhëtojnë për më shumë se 4 kilometër për të dalë në rrugën kryesore.

Për gazetarin e Ora News, Isa Myzyraj, ata thanë se do të kenë një takim nesër me deputeten e zonës dhe drejtorin e ARRSH për të gjetur një zgjidhje.

“Është dita e tretë e protestës, kërkojmë që nga ARRSH të merret më seriozisht, kemi lënë një takim nesër. Kërkojmë të hapet rruga ekzistuese. Kjo nuk është zgjidhje e mirë sepse na detyron të largohemi edhe 4 km me qendrën, me spitalet. Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet nesër, në rast të kundërt do të vijojmë protestën dhe do bllokojmë rrugën, do të dalim shumë më shumë se sot”.

“Është aferë e pastër, duket mirë ku ishte gjurma dhe ku e kanë bërë këta. Na futin në një hinkë që po përplasemi me njëri-tjetrin.Duam që ky muhabet të zgjidhet sa më mirë paqësisht. Përgjegjësit ti thërrasin trurit se është gjithë ky komunitet që është i shqetësuar për këtë problem. Nuk protestojmë kot por kjo rrugë na prish shumë punë. Jemi të kënaqur që po bëhet rruga por jo kështu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat