Një 71-vjeçar ka vrarë veten ditën e sotme në Patos, duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, ndërsa dyshohet se 71-vjeçari me inicialet K.Xh., vuante nga depresioni.
Njoftimi:
Patos
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në lagjen "Naftëtari", Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.