Goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij.
Një 54-vjeçar ëhstë arresxtuar nga policia e Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij për dhunimin e punonjësve të OSHEE.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë” njofton policia.
Sipas uniformave blu, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.