I shtruar në një spital të Turqisë prej ditësh pasi u infektua me koronavirus, deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti nuk mundi të jetë pranë të birit 1 vjeçar për ditëlindje.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Përmeti thotë se djali është ai që i jep forcë për të vazhduar përpara.
MESAZHI I PLOTË
Një ndjesë dhe një falënderim!
Ndjesë bir që nuk ia dola dot të jem me ty sot për 1-vjetorin tënd, pavarësisht se çdo ditë në reanimacion mendimi që ti do ishe në krahët e mia, më jepte forcë dhe guxim për të vazhduar përpara.
Por sot bir, trishtimin e të qenit larg teje në këtë ditë, ma mbyt gëzimi i fitimit të një beteje që në nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Një fitore për të cilën i jam falënderues dhe mirënjohës ZOTIT, i cili më dha mundësinë që në ditët në vazhdim ti të jesh përherë në krahët e mia.
Gëzuar Abriel. U bëfsh 100 vjeç.