Burime mediatike, shkruajnë se Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar ditën e djeshme, dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së efektivit të policisë, Xhulio Prela mëngjesin e 5 dhjetorit.
Ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i tij, me inicialet, B.M,.
Konflikti mes Xhulio Prelës dhe dy autorëve të dyshuar, mund të ketë nisur pas një sherri momental. Burime bëjnë me dije për "ABC news", se dy palët janë konfliktuar për dritat e gjata të makinës, pasi në njërën prej tyre, ato pengonin palën tjetër në pamje.
26-vjeçari po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.
Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit, teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre e ka kapur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.
Sot, Policia e Lezhës deklaroi se ka zbardhur ngjarjen, ku mbi bazën e provave të grumbulluara u identifikuan dy autorët e dyshuar.
Ndërsa pasditen e djeshme, policia vuri në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes, Nikollë Sherrnikun si dhe shpalli në kërkim bashkëautorin tjetër, shtetasin me iniciale B.M,.