Kush është polici 39-vjeçar që u vra nga djali i tij teksa po luante bilardo (Emri)

Shqipëria

Kush është polici 39-vjeçar që u vra nga djali i tij teksa po luante bilardo (Emri)

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Roland Bicerri

Roland Bicerri është 39-vjeçari i cili u vra aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, mesditën e kësaj të diele.

Ka mjaftuar vetëm një gjuajtje e djalit të mitur në drejtim të 39-vjeçarit për të humbur jetën në vend.

Ngjarja tragjike ndodhi në një lokal pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Roland Bicerri, ishte duke luajtur bilardo me disa miqtë e tij.

Image

Në ato momente, djali ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit ku ka marrë prej çantës armën e tij dhe ka qëlluar.

Kamerat e lokalit pritet të hedhin më tepër dritë mbi dinamikën e ngjarjes, dhe mënyrën se si efektivi i policisë e hoqi armën për ta vendosur mbi tavolinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat