Presidenti Iliri Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Bedri Çollaku.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se ndarja përpara kohe nga jeta e tij, ishte një humbje e madhe për familjen, kolegët, por edhe për sistemin tonë bankar, ku ai ka shërbyer për vjet me radhë.
Postimi i Ilir Metës:
Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.
Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.
Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta!
U prehtë në paqen e merituar!