Gani Abazi, ekspert i Shëndetësisë Publike në Universitetin e Harvardit tregoi se vaksina anti-COVID shënjon dhe fushatën më të madhe të vaksinimit të ndërmarrë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për vaksinën e Pfizer nis java e dytë e vaksinimit ku gjatë fundjavës u aprovua dhe vaksina e dytë nga Moderna.
“Mbi 10 milion doza pritet që të dërgohen ditën e sotme në mbi 3000 qendra vaksinimi në të gjithë Amerikën, pra doza të vaksinës se dytë ndërsa vaksina e parë ka filluar që të jepet që javën e kaluar dhe kemi dhe një renditje të grupeve të rrezikut,” – tha Abazi.
Vaksina nuk ka shfaqur probleme në përgjithsi ama ka pasur reaksione alergjie tek personat që kanë sëmundje alergjike.
Sipas tij efektet anësore paraqiten në një 1000 raste dhe kjo është diçka që duhet studiuar. Abazi nuk mohoi se ka pasur sugjerime që vaksina e Pfizer BioNTech mos të aplikohet te personat me alergji.
Ndërkaq vaksina nga Moderna e cila do të fillojë të aplikohet që sot pritet të shihet se ç’lloj efekti do të ketë të njerëzit të cilët e marrin dozën e plotë të saj.
“Unë mendoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe shumë premtues për kontrollin e pandemisë, një pjesë e publikut amerikan ka shprehur dyshime në raport me efikasitetin dhe në raport me vetë vaksinën mirëpo tani është duke u punuar shumë dhe nga udhëheqësit institucional për të rritur besueshmërinë e vaksinës,” – u shpreh Gani Abazi.