Favorizuan prerjen e pyjeve, lihen në burg 5 policët e Maliqit, për 2 pezullim detyre pa afat

Shqipëria

Favorizuan prerjen e pyjeve, lihen në burg 5 policët e Maliqit, për 2 pezullim detyre pa afat

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Policia shqiptare

Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit e komisariatit të Maliqit, përkatësisht efektivët e rendit Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Çekiçi. 

Ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.

Seanca u zhvillua ditën e sotme në orën 08:15.

Të gjithë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Përgjimi i telefonave ka zgjatur mbi 1 muaj dhe ka nxjerrë 7 efektivët e përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat