Një përfaqësi e punëtorëve të “nëntokës” depozituan sot në Kuvend një peticion me mbi 10 mijë firma përmes të cilit kërkojnë statusin e minatorit.
Sipas tyre kërkesat e tyre janë jetike dhe tejet të mundshme nga qeveria.
“Kërkesa tona janë tejet bazike dhe të mundshme. Janë siguria në punë e minatorit, të cilët po vriten në punë dhe fajin po e merr me vete viktima. Një kërkesë që nuk duhet të diskutohet fare. Familjet e tyre të gëzojnë një pension nëse minatori humb jetën në galeri dhe një dëmshpërblim prej 6 mln lekë të reja.
Shteti nuk ka dhënë asnjë status për minatorët, thjesht i ka penguar me ligj suplementar sipas të cilit minatorët dalin në pension 55 vjeç.
Minatori me 30 vite në galeri dhe 12 vite e gjysmë nën tokë siç e përfshin ligji, dalin në pension të pjesshëm. Vetëm 65 vjeç e gëzojnë pension të plotë. Ne kërkojmë që 53-55 vjeç të dalë me pension të plotë.Kemi mbledhë mbi 10 mijë firma”.