Eridjan Salianji i PS-së tërhiqet nga gara për kreun e ri të ILDKPI-së.
Komisioni i Ligjeve dëgjoi sot 5 kandidaturat e ngelura në procesin përzgjedhës.
Në përfundim , “Ligjet” rrëzuan Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron.
Në garë për kreun e ILDKPKI mbeten vetëm Evgjeni Bashari dhe Helena Papa.
Burimet bëjnë me dije se kandidatura më e mbështetur për mandatin 7-vjeçar është Bashari.
Kreu i ri i ILDKPK-së do të zgjidhet në seancën parlamentare të së mërkurës.
Aktualisht kryetar i ILDKPKI është Shkëlqim Ganaj.