Basha: Fytyra e ndryshimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë

Shqipëria

Basha: Fytyra e ndryshimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh është shprehur se fytyra e ndryshimit në vend ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë.

Lulzim Basha: “Fytyra e ndryshimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë fytyra e rinisë. Dhe sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim. Ndryshimi është një nevojë e brendshme e çdokujt, sot më shumë se kurrë, te djathtë dhe të majtë, demokratë dhe socialistë e të gjithë të tjerët. Por ndryshimi nuk është abstrakt.

Ka një domethënie për këdo. Ka domethënie të dhimbshme për ato familje që nuk sigurojnë dot ushqimin e përditshëm sot apo nuk blejnë dot ilaçet për COVID-in.

Ka një domethënie për ata si ju që preokuponi jo vetëm për të sotmen, po akoma më shumë për të nesërmen. Dhe me shumë kënaqësi dëgjova që disa prej temave që keni prekur, kanë të bëjnë pikërisht me mënyrën se si duhet të vijë ky ndryshim.

Ndaj është shumë e rëndësishme që brezi i ri të trajnohet, të dëgjojë edhe përmes përfaqësuesve të spikatur siç jeni ju dhe të bëjë të vetën sensin e përgjeqsisë individuale dhe të përbashkët për familjet tona dhe për shoqërinë tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat