Komisioneri i Zgjerimit të BE reagon pas akuzave të Berishës për shefen e OMN

Shqipëria

Komisioneri i Zgjerimit të BE reagon pas akuzave të Berishës për shefen e OMN

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:44
Oliver Varhelyi

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për shefen e OMN, Genoveva Calavera, se “ka telefonuar Komisionin e Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor”, reagon komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, duke i cilësuar të pabaza.

Nëpërmjet dy postimeve në Twitter, Varhelyi thekson se reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është i pakthyeshëm pavarësisht presionit.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë tek stafi im dhe i qëndroj pranë Drejtores për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë.

Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të nxirret nga shinat apo të ngadalësohet, pavarësisht presionit”– shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat