Ndahet nga jeta profesori i njohur i historisë

Shqipëria

Ndahet nga jeta profesori i njohur i historisë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Profesori, Adem Mezini

Është ndarë nga jeta, pedagogu dhe profesori i njohur Adem Mezini.

Lajmin e ka dhënë profesorja e fakultetit të Historisë, Eva Hyskaj  me anë të një postimi në Facebook.

Mezini prej dhjetëra vitesh ka dhënë mësim në Fakultetin e Histori-Filologjik për studentët e Historisë dhe Gazetarisë.

Ai ishte një njohës shumë i mirë i historisë së Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë, për të cilët ka shkruar dhe shumë libra e artikuj.

Mezini kishte disa vite që ishte në pension, por edhe gjatë kësaj kohe ai ka vazhduar të mbajë kontaktet me ish-studentët dhe pedagogët e fakultetit.

Ikja e tij është një humbje për shkencën e historisë në Shqipëri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat