Një banesë është përfshirë në flakë paraditen e sotme, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën një 50-vjeçar.
Ngjarja është regjistruar në orën 09:22 në rrugën “Njazi Meka”, në Tiranë.
Sakaq, shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.