Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet nesër për shqyrtimin e verifikimit të kandidates për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto.
“Ditën e mërkurë datë 23.12.2020, ora 12:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite: Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatinpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 Zhaklina Peto.
Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm” thuhet në njoftim.
Zhaklina Peto u rikthye në garë nga Gjykata Administrative e Apelit ku e kishte ankimuar vendimin e KED që e skualifikonte nga gara.