Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli sot për përmirësime spektakolare në performancën e Policisë së Shtetit në 7 vitet e fundit, ndërsa interpretoi të dhënat e një ankete të qeverisë suedeze mbi perceptimin publik për “blutë”.
Duke analizuar shifrat ministri tha se perceptimi ka ndryshuar ndjeshëm nga viti 2013 deri në vitin 2020, ku vihet re një përmirësim sa i takon depolitzimit, sigurisë në komunitet, apo trajtimin me respekt të qytetarëve.
“Kemi lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, apo Franca, sa i përket perceptimit sa e politizuar është Policia e Shtetit në vendimet dhe veprimet që ajo merr”, theksoi ministri i ri. Kjo është dalja e tij e parë për mediat pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, i cili u largua nga detyra pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Influenca nga presionet e partive politike dhe politikanëve
Kjo pyetje u jep përgjigje të gjithë atyre që s’lënë vend pa shpifur që Policia e Shtetit është bërë një polici politike. Me kënaqësi e shohim që Shqipëria prapë është në një trajektore pozitive. Shikoni si ka shkuar trajektorja e depolitizimit të Policisë nga viti 2013 deri në vitin 2020. Kemi lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda apo Franca, sa i përket perceptimit sa e politizuar është Policia e Shtetit në vendimet dhe veprimet që ajo merr.
Trajtimi me respekt të Policisë së Shtetit me njerëzit
Është çështje sensitive sepse lidhet me të drejtat e njeriut. Po të shohim rezultatet janë shumë mbresëlënëse. Kemi në 2020, 66 për qind mendon se Policia e Shtetit i trajton njerëzit me respekt, ndërkohë që kemi pasur vetëm 29 për qind në 2013. Shikoni çfarë ndryshimi! Shikoni baromatritn, si ka ndryshuar, se si njerëzit mendojnë se Policia i trajton me respekt. Jemi vetëm dy shtete larg mesatares së BE-së. Një përmirësim spektakolar që ka mbrapa të gjithë punën e bërë nga Policia e Shtetit.
Siguria që jep Policia në komunitet
Pyetjes: “Sa të sigurt jeni kur ecni vetëm në lagjen tuaj pasi është errësuar, 80 për qind janë përgjigjur se ndihen të sigurt. 17 për qind më shumë se në vitin 2013. E shikoni vet ca përmirësimi ka pësuar Shqipëria nga 2013. Në 2013 jemi në vendin e parafundit në vendet e BE, dhe në 2020 kemi shkuar pothuajse afër mesatares së vendeve të BE, duke lënë pas vende mjaft të zhvilluara të BE. Mesatarja e Europës është 81 për qind, ne jemi 80 për qind.