Ambasadorja Kim: Keni gjithë mundësitë që Kushtetuesja të jetë funksionale deri më 31 dhjetor

Shqipëria

Ambasadorja Kim: Keni gjithë mundësitë që Kushtetuesja të jetë funksionale deri më 31 dhjetor

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Altin Binajn për betimin si gjyqtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shkruan mes të tjerash se janë të gjitha mundësitë që në deri më 31 dhjetor të mbushet edhe vendi tjetër vakant, i nevojshëm për korumin.

“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive.

Falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti”, shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat