Deputetja Rudina Hajdari do të jetë kandidate e “Nismës Thurje” në Qarkun e Elbasanit.
Sipas informacioneve për mediat, zyrtarizmin e kandidimit të saj do ta bëjë nga ky qytet.
Ajo ka zgjedhur pikërisht Elbasanin, ku do të jetë ballë për ballë me kundërshtarë të fortë politikë, mes tyre kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Pavarësisht kundërshtarëve me peshë në politikë, Hajdari beson se qytetarët e Elbasanit do ta vlerësojnë atë për përpjekjet në demokratizimin e vendit sipas standardeve evropiane.