Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshme Xhulia Aliajn, 26-vjeçaren që u arrestua vitin që shkoi për përhapje paniku në rrjetet sociale.
Aliaj u vu në pranga nga antiterrori, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo u bënte thirrje u bënte thirrje banorëve të Durrësit, të largoheshin nga Porto Romano.
Ajo shkruante se ishte krisur hidrofori dhe se mund të shpërthente depozita e gazit, nëse bie sërish tërmet.
Ishin pikërisht këto postime që çuan deri në arrestimin e të resë.