Ardian Civici në një intervistë për Ora News ka komentuar edhe në lidhje me rrogën e kreut të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.
Civici ka thënë se një institucion publik duhet të jetë transparent përsa i përket çdo lloj auditimi, sepse përdorin të ardhura publike.
Civici: Në një vështrim të përgjithshëm kjo është dhe efekt i shkallës së lartë të polarizimit ekonomik dhe social që ka shoqëria shqiptare. Një numër gjithmonë në rritje për shtresën e varfër ose relativisht të varfër dhe një numër të vogël por gjithmonë e më të pasur të shtresës së lartë. Kjo është një sëmundje e vjetër dhe në çdo moment rekomandimi i vetëm është që duhen bërë të gjitha llojet e politikave që lidhen me solidaritetin social por dhe politikat me natyrë fiskale dhe ekonomike.
Pjesa që ka lidhje me transparencës është një fakt i papranueshëm ashtu siç është dhe informaliteti apo dhe elementë të tjerët që cenojnë transparencën dhe besoj që çdo institucion aq më tepër ato publike duhet të jenë të hapura, transparente sa i përket çdo lloj auditimi. Sepse përveç detyrimit formal që ka çdo lloj biznesi ka dhe një detyrim akoma më të madh se përdorin paranë publike.