Në një intervistë për Tempora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama u kthye e pagoi gjakun me një pension të tetëfishtë.
Berisha: Edi Rama bëri zgjidhje kanunore, në pamje të parë. Në Kanun gjaku merret dhe gjaku paguhet. Ky është kanuni. Edi Rama u kthye e pagoi gjakun me një pension të tetëfishtë.
Më pas jo si kryeministër por si kryetar i klanit të mafias e shpalli vrasjen shtetërore aksident. Këtu kanuni nuk të lejon nëse paguan gjakun e ke njohur e respekton dhe zhdëmton atë që ke bërë, port a quash aksident vetëm në shpellat e mafies, kryekumbari i mafias mund të veprojë në këtë mënyrë.
Nuk kishte pse të ndryshonte ligjin por ta deklaronte vrasje shtetërore e si e tillë, shteti merr përsipër për ta zhdëmtuar thellësisht familjen e të ndjerit. Kjo ishte e vërteta.