Dalin pamjet e para nga lokali që u sulmua mbrëmjen e sotme me breshëri plumbash në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” pamjet e para nga lokali në pronësi të vëllezërve Pjetri.
Janë ende të paqarta arsyet e sulmit, ndërsa siç duket edhe në video policia ka rrethuar tashëm zonën.
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.