Të kërkuar për trafik droge, ekstradohen 2 shqiptarë në Itali/ Njëri ishte menaxheri i…

Shqipëria

Të kërkuar për trafik droge, ekstradohen 2 shqiptarë në Itali/ Njëri ishte menaxheri i…

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

Dy shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Itali.

Policia e Shtetit thotë se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës.

Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat