Kryeministri Edi Rama pret që 524 shtëpitë në Laç për të prekurit nga tërmeti të përfundojnë në gusht të 2021.
Deklaratën kreu i qeverisë e bëri gjatë ceremonisë për hedhjen e themeleve në Laç, ku foli edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.
Ai u pyet nga Erdogan se kur do të jenë gati shtëpitë.
“Shpresoj që në gusht të 2021”, u përgjigj Edi Rama.