Policia e Tiranës, ka arrestuar ditën e sotme 45-vjeçarin, i cili ishte i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Policia bën të ditur se në pranga ka rënë D. L, i cili ka shkelur urdhërin që gjykata ka lënë në fuqi ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu blutë bëjnë me dije se 45-vjaçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur efektivin e policisë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi në rrugën “Dëshmorët e Fekenit”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike në prezencë të dy fëmijëve, ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 45 vjeç, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.