Me 100 vota pro Evgjeni Bashari është votuar si kryetarja e re e Inspektoriatit të Lartë të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave.
Ajo ka mbajtur më parë detyrën e Sekretares së Përgjithshme të ILDKP-së.
Ndërsa do të zëvendësojë në këtë detyrë Shkëlqim Ganajn.
Ndërsa, Violeta Staka u zgjodh anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.