Një person ka rënë nga “Tebja” e kalasë në Berat dhe ka ngecur në një shkëmb.
Identiteti i tij nuk dihet ende. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Këto të fundit po përpiqen për nxjerrjen e tij.
Ndërkohë në kryeqytet, rreth orës 12:30, shtetasi P.S., 30 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit.
Ai është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.