Kuvendi mbylli sot punimet për këtë vit, ndërsa seanca e radhës do të rikthehe pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në dalje deputetët e maxhorancës dhe të opozitës së re janë përshëndetur me njëri-tjetrin, si dhe kanë shkëmbyer batuta dhe takime me grusht, siç e parashikon rregullorja anti-Covid.
Deputetja Majlinda Halilaj që mori famë në media pas lapsuseve në fjalimin për “kërpëratat” (Korporatat), është shfaqur duke i qëndruar pranë kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Kujtim Gjuzi doli i vetëm.
Ish-ministra, ministra dhe deputetë para se të largoheshin i uruan në distancë “gëzuar festat” njëri-tjetrit. Kuvendi do t’i rikthehet punimeve pas mesit të janarit.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/23/auto_bala-21608734946.jpg)