Janë me mijëra studentë, në pritje të bursave.
Studentët po hasin sërish vështirësi, për shkak të vonesës së bursave. Ata thonë se në kushtet kur mësimi zhvillohet “on-line”, bursat janë edhe më të vlefshëm për ta, pasi iu duhet të paguajnë kosto shtesë.
Ndërkohë që Ministria e Arsimit thotë se prej këtij institucioni janë kryer të gjitha procedurat, disa rektorate thonë se në janar kryhen transfertat nga qeveria.
Dy muaj nga fillimi i vitit të ri akademik, studentët e disa universiteteve nuk kanë marrë ende bursën.
Nuk kanë marrë bursa Universiteti Politeknik, ai i Tiranës dhe Univeristeti Bujqësor. Por pavarësisht se të rinjtë po hasen më këtë problem, ata i frikësohen daljes publike.
Ministrinë e Arsimit pretendoi se i ka kryer të gjitha procedurat për kalimin e lekëve në universitetet e vendit, dhe sipas tyre tyre, vonesa mund të lidhet me menaxhimin e brendshëm të universiteteve.
Përfaqësues nga rektorati i UT thonë se në janar do të kryhen transfertat nga qeveria dhe do të jetë fillimi i vitit 2021, koha kur bursat do të nisin të shpërndahen.
Vetëm Universiteti Politeknik konfirmoi se shpërndarja do të bëhet brenda dhjetorit.