Policia e Shtetit ka vijuar me operacionin për ndërmarrjen e masave administrative ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskat.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3000 lekë të reja rreth 523 qytetarë pasi janë konstatuar duke lëvizur pa maskë.
Sipas policisë, gjatë kontrolleve të kryera 5 shtetas nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre në komisariat të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Një lokal është evidentuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë, duke u ndërmarrë masa administrative prej 1 milion lekësh.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.