Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se është takuar me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
Kim ka bërë me dije që e ka lumturuar fakti se janë kërkuar hetime për trajtimin e protestuesve, ndërkohë që ka shtuar se janë dakordësuar për bashkëpunim mes SHBA dhe Shqipërisë.
“U takova me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin.
Sa mirë që dëgojova se ai ka urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve. E drejta për protesta paqësore duhet respektuar. Gjithashtu diskutuam për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”, shkruan Kim në Twitter.