Një zjarr ka rënë pak më parë në pyllin me pisha, në fshatin Peshtan i Madh, në Fier.
Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje në “BalkanWeb”, ndërsa raporton se vatra e zjarrit është në vendin e quajtur Likobun, ndërsa forca të shumta të zjarrfikëseve të Fierit kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët.
Terreni i vështirë e bën të pamundur neutralizimin e zjarrit, ndaj dhe po punohet me mjete rrethanore.
Ndërkohë, nuk dihet ende nga se janë shkaktuar flakët në këtë periudhë me temperatura të ulëta.