Protesta më e gjatë në Shqipëri, protesta që vijon ende betejën në drejtësi është ajo e aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ata protestojnë paqësisht çdo ditë prej gati 3 vitesh, por ata rikthehen sërish në debatin publik herë pas herë.
Kështu ndodhi edhe pak ditë më parë ku katër aktivistë u dhunuan e më pas u shoqëruan në komisariatin e policisë.
Tempora i takon në shesh, ashtu siç do mbrëmje po protestojnë.
Donald Martini është njëri prej të shoqëruarve në komisariat. U shoqërua vetëm sepse po filmonte dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve të tjerë.
Ajo çka ka përjetuar në komisariat është e trishtë.
Edhe Astrit Seranaj është dhunuar teksa u shoqërua e mandej edhe Brenda në komisariat.
Astriti mezi e lëviz njërin krah, ndërsa shenjat e dhunës janë të dukshme në fotografitë që na vë në dispozicion.
Ndërsa Donaldi është goditur në fytyrë, falenderon zotin që këpuca e policit nuk i ka prekur sytë apo vende të tjera që mund të rrezikonte edhe më shumë.
Në shesh mbërrin çdo ditë edhe aktori i madh Mehdi Malkaj.
Bisedojmë me të dhe na jep edhe arsyen se pse u goditën anëtarë të aleancës për mbrojtjen e teatrit.
Pse gjithë kjo dhunë?
Ndërsa Ergys Mërtiri, njëri prej të shoqëruarve në komisariat thotë se origjina e dhunës policore është përtej uniformave blu.
E gjitha kjo ndodh sepse kjo qeveri ka frikë nga protestat qytetare thotë me bindje pedagogu Ergys Mërtiri.