Ambasadori i BE Luigi Soreca ka reaguar pas ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij gjerman Peter Zingraf, për dekretimin e Përparim Kalos si anëtari i 6 i Gjykatës Kushtetuese.
Soreca thotë se kjo gjë përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar konferencën e parë për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.
Soreca: Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar z. Përparim Kalo si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës.
Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED dhe institucionet e tjera për një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë.
Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar KPGJ-në e parë për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.