Në një intervistë për Ora News, ekonomisti Pano Soko ka thënë se nuk është një proces i vështirë ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Sokos nuk ka pasur vullnet nga palët politike në Shqipëri dhe u desh presioni nga ndërkombëtarët, kryesisht nga amasadorja amerikane Yuri Kim.
Soko: Nuk është e vështirë ngritja e Gjykatës Kushtetuese, por nuk ka pasur vullnet, nuk ka pasur dëshirë. Presioni i ambasadores amerikane është ajo që e ka shtyrë në këtë moment që të bëhet, sepse pa të jam i sigurtë që Shqipëria mund të shkonte edhe 2,5,12 vite pa Gjykatë. E lënë në vullnetin e kësaj klase politike që ka prodhuar këtë realitet 30 vjeçar që ne kemi sot, unë nuk besoja se në gravitet të lirë të politikës shqiptare të ndodhë ndonjëherë formësimi i Gjykatës Kushtetuese. U desh një presion shumë i madh nga jashtë, për ta bërë këtë gjykatë.
Nuk i intereson pushtetit që të ketë Gjykatë Kushtetuese, sepse është një institucion që rrëzon pjesën më të madhe të vendimeve që merr pushteti. Nuk i është dashur Edi Ramës që në pasqyrën e vet të ketë Gjykatën Kushtetuese.