Epidemiologu Erand Llanaj për Ora News ka sqaruar se mutacioni i Covid-19 i zbuluar në Angli nuk është i vërtetuar shkencërisht.
Llanaj ka thënë se nuk është domosdoshmërisht i transmetueshëm, por është një prej mutacioneve që krijon pandemia.
Llanaj: Përsa i përket mutacionit N510Y që është i famshi anglez, ka dalë një deklaratë politike, nuk është një deklaratë shkencore, Boris Johnson dhe kabineti i tij kanë deklaruar se kanë një transmetueshmëri deri në 60 herë me shumë.
Nuk di të them nëse është një deklaratë politike, por nuk është një deklaratë shkencore, sepse bazohet në spekulim dhe duhet të bëjmë një diferencim. Ajo që shihet është që ka prova nga pjesa e survejancës gjenomike, që do të thotë se ka disa mostra që janë marrë në Angli dhe shikohet një përfaqësim i një virusi që ka 23 mutacione, nuk ka një dhe më i rrezikshmi mendohet që është N510Y, por nuk është provuar në asnjëvend tjetër. Nuk është domosdoshmërisht i transmetueshëm, por ndërmjet varianteve të ndryshme, ka ndodhur që ngjarjet kritike të hasin në ato pak mostra.