Porti i Durrësit “peshqesh” Emirateve Arabe për ndërtimin e 2000 banesave? Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

Porti i Durrësit “peshqesh” Emirateve Arabe për ndërtimin e 2000 banesave? Ja si përgjigjet Rama

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Porti i Durrësit

Rreth një muaj më parë qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e 2000 banesave në Durrës.

Ndërkohë është firmosur dhe një tjetër marrëveshje ku investitorët arabë do të investojnë për transformimin  e portit të Durrësit.

I pyetur se ku konsiston ky investim dhe a është kjo një përpjekje e qeverisë shqiptare për ti kthyer nderin Emirateve të Bashkuara Arabe për banesat, Rama dha këtë përgjigje.

Rama: Porti i Durrësit është një port që nuk e ka më vendin aty si një port mallrash dhe jam shumë i lumtur që kemi gjetur një partner strartegjik kaq të fuqishëm dhe kuotuar ndërkombëtarisht si Emiratet e Bashkuara për ta transformuar portin e mallrave në mes të qytetit në një port turistik nga më tërheqësit e Mesdheut, kjo nuk ka lidhje me banesat. Banesat janë angazhim i princit të kurorës që kur jemi takuar atëherë dhe pastaj angazhim në konferencën e donatorëve. Ka lidhje me përpjekjen e vazhdueshme nga ana jonë për të tërhequr këtu investitorë të mëdhenj. Shpresoj ta kemi gjetur.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe parashikon transformimin e porit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano.

Projekti parashikon edhe një mori investimesh transformuese, përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat