Masat anti-Covid, Policia gjobit 431 qytetarë në 24 orët e fundit

Shqipëria

Masat anti-Covid, Policia gjobit 431 qytetarë në 24 orët e fundit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:16
Ilustrim

Policia e Shtetit vazhdon ndëshkimet me gjobë për personat dhe subjektet që nuk kanë zbatuar masat anticovid.

Në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk i zbatuan këto masa. 

‘Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 415 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. “- thuhet në njoftimin e policisë

Sakaq policia njofton se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit dhe konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme

“Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin nga subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë” njofton policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat