Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti shprehet se kryeministri Edi Rama i ka ofruar shqiptarëve paketën e ndihmës ekonomike më të ulët në rajon.
Sipas Telitit, kjo është edhe një ndër arsyet pse në këtë fundvit tryeza e shqiptarëve është bosh.
“Një vit i ri na pret, 25 prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i plotë
10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë.
Fund viti erdhi dhe shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh.
Një vit i ri na pret, #25prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre.