Josif Kavaja i cili qëlloi me armë zjarri ndaj policisë këtë pasdite në fshatin Zavalinë të Elbasanit, vazhdon të jetë në arrati.
Sipas burimeve nga terreni, Kavaja, 45 vjeç, është i armatosur mirë.
Ai ka me vetë një kallashnikov dhe katër krehër me fishekë me vete.
Ai është fshehur në pyll dhe policia ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë për të bërë të mundur kapjen e tij.
Josif Kavaja raportohet se nuk është i martuar dhe jetonte i vetëm.
Banorët thonë se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.