Kryemistri Rama pret të Kryemistri familjarët e efektivit që u plagos gjatë protestës

Shqipëria

Kryemistri Rama pret të Kryemistri familjarët e efektivit që u plagos gjatë protestës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:40
Foto gjatë takimit

Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e sotme familjarët e efektivit të policisë Fadil Allaraj, i cili mbeti i plagosur në pjesën e syrit gjatë protestave që pësuan vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga ana e një efektivit.

Kreu i qeverisë ka pritur në Kryeministri prindërit dhe bashkëshorten e policit, i cili ndodhet në Turqi ku i është kryer një ndërhyrje në sy që e shpëtoi atë nga dëmtimi i përhershëm.

“Me efektivin e Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, bashkëshorten dhe prindërit e tij, pas transplantit me sukses të syrit në qendrën e specializuar për ushtarakët e plagosur në Turqi.

Uroj nga zemra që asnjë prind e familjar i efektivëve të Policisë së Shtetit, të mos ketë kurrë të tilla dhimbje dhe qoftë kjo natë një bekim për mbarësi, shëndet e gëzim në familje, për të gjithë prindërit e Shqipërisë në radhën më të parë, e për fëmijët e tyre padyshim”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat