Dom Artur Jaku: Kufizimi orar ka humbur entuziasmin e Krishtlindjeve, do gjejmë forma alternative për ta kompesuar

Shqipëria

Dom Artur Jaku: Kufizimi orar ka humbur entuziasmin e Krishtlindjeve, do gjejmë forma alternative për ta kompesuar

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:59
Dom Artur Jaku

Famulltari i Shkodrës Dom Artur Jaku për RTV Ora ka treguar se kufizimet në orar dhe në lëvizje si pasojë e pandemisë e kanë ulur disi atmosferën festive të Krishtlindjeve në vend.

Dom Artur Jaku ka thënë se pavarësisht këtyre kufizimeve, besimtarët do ta gjejnë një mënyrë për ta kompesuar këtë kohë.

“Kufizimi orar dhe i lëvizjes ka humbur entuziasmin dhe mundësinë që njerëzit të takohen me njëri-tjetrin lirisht, të shkëmbejnë dhurata, të konsumojnë dreka e darka".

"Megjithatë shpirti nuk humbet asnjëherë. Kishim regjimin komunist që ishte një regjim i egër, dhe janë gjetur forma e mundësi për të kremtuar këtë festë. Besoj se edhe këtë herë disi janë reduktuar mundësitë, por do të gjejmë forma alternative për ta kompesuar këtë kohë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat