Prej 4 orësh vijon operacioni kërkimor në pyllin e fshatit Seltë për kapjen e Josif Kavajës.
Familjarët e 45 vjeçarit kanë mbërritur në fshat dhe po përpiqen të komunikojnë me të që ta bindin për t’u dorëzuar. Përveç tyre në fshatin Seltë ka mbërritur edhe grupi i specializuar negociator që do të tentojë të bëjë Kavajën të dorëzohet.
Pavarësisht se është bërë rrethimi i zonës nga policia, ai nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për t’u dorëzuar.
Sipas policisë, Josif Kavaja vijon të jetë i armatosur, gjë që ka shtuar frikën në mesin e banorëve të fshatit që janë mbyllur në shtëpi.