At Nikolla nga Kisha Ortodokse në Tiranë, i ftuar në Ora News dha disa mesazhe të rëndësishme lidhur dhe me vështirësitë në këtë vit prej pandemisë.
At Nikolla për Ora News: Shëndeti i njeriut është gjëja më e rëndësishme. Atëherë mos duhet të reflektojmë për këtë vit që kaloi mos ishim drejtuar drejt konsumimit në mënyrë të pashmangshme? Mos donim të zotëronim gjithçka? Mos është një stop ky që na thotë Perëndia për tu ndërgjegjësuar sesi ne si krijesa të tij duhet të sillemi me krijesën e tij që është dhe natyra? Shpesh herë dëgjojmë që po shkrijnë akullnajat, ndotja, atmosfera, të gjitha këto. Unë do them që kjo periudhë është si një ndërgjegjësim jo si dënim. Nuk dënon Perëndia, nuk dënon prindi fëmijën e vetë. E ndërgjegjëson që të bëhet më i mirë. Le ta marrim si një periudhë sprovë.
Për vendin tonë, mendoj se nuk mendoj se jemi të gatshëm ta marrim si sprovë. Sepse ne harrojmë shpejt. Harruam vitin 90, harruam lirinë që morëm, harrojmë tërmetin. Kështu do harrohet dhe pandemia. Ishte dikur do themi, por duhet një ndërgjegjësim, duke parë atë që kaluam që të bëhemi më të mirë për të ardhmen.
At Nikolla tregoi nëse pati ndikim fasha e orarit në kryerjen e shërbesave për Krishtlindjen
At Nikolla për Ora News: ‘Për komunitetin Ortodoks fasha e orarit nuk pati një ndikim në kryerjen e shërbesave por për vëllezërit katolik pati sepse ata ruajnë traditën e mesnatës edhe për shërbesën e meshës së Krishtlindjes. Kurse për ne ortodoksët ne shkojmë herët në mëngjes për të kryer shërbesat tona.”