Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi ndryshe me gazetarin Blendi Fevziu, tregoi se për herë të parë në zyrën e Kryeministrisë ka takuar Fatos Nanon.
Rama tha se ai e di vetminë e kësaj zyre.
Debati
Fevziu: Për herë të parë në këtë zyrë ke hyrë për të takuar Fatos Nanon?
Rama: Po!
Fevziu: Ai ka qenë kryeministri i parë.
Rama: Ai ka qenë kryeministri i parë që kam takuar. Raportin me të sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë hera herës, është se ai ka qenë këtë dhe ai e di fizikisht çfarë do të thotë presioni i kësaj zyre. Ai e di çfarë është vetmia në këtë zyrë. Njerëzit mendojnë se kur ngjitesh në majë je i rrethuar nga një mori njerëzish, në fakt në maj je më i vetmuar. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperinca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur.