“Prokuroria është e pushtuar nga maxhoranca”- Presidenti Meta: Asgjë nuk po hetohet

Shqipëria

“Prokuroria është e pushtuar nga maxhoranca”- Presidenti Meta: Asgjë nuk po hetohet

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se Prokuroria edhe sot që po flasim është e pushtuar nga maxhoranca.

Sipas Meta në të jo vetëm nuk hetohet asgjë, por edhe grupet kriminale po dalin nga qelitë në prag të zgjedhjeve.

Për ta ilustruar këtë mendim, Meta solli edhe rastin e kallëzimeve të tij në SPAK dhe në Prokurori ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët nuk janë hetuar.

“Jemi të qartë që Prokuroria është pushtuar. Vlerësimi im është ky. Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kriminale me lloj-lloj teknikalitetesh para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje.

Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rënda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon”, tha Kreu i Shtetit, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat